Gjykata themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit për 30 ditë për dy persona nga fshati Zhelin i Tetovës, shkruan OnAir.
Dy personat me iniciale S.A dhe I.Sh janë arrestuar për shkak se kanë kryer marrdhënie me dy vajza të mitura të moshave 13 dhe 15 vjeç.
Hetimet për këtë ngjarje filluan pasi familjarët e njërës prej vajzave raportuan zhdukjen e saj. Rrethanat se si vajzat u njohën me dy të arrestuarit ende nuk dihen. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Ferizaj ku të akuzuarit po qëndronin përkohësisht.
Aktualisht vajzat janë duke qendruar në një strehimore në Prishtinë teksa hetimet e mëtejshme për këtë ngjarje vazhdojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=FsVnO8xdFKI