Shyhrete Behluli dhe Gold Ag së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e radhes i cili titullohet “Perhajr gjyshe”, e cila flet për dashurinë mes gjyshes dhe mbesave e nipërve të saj, shkruan OnAir.
Ky projekt ka arritur të kap mbi 1 milion klikime për kohë rekord.
Kujtojmë se bashkëpunimet në mes dyshes, gjithmonë janë mirëpritur nga publiku dhe kanë arritur të kapin majat e suksesit, e ska si mos të gëzonte një sukses të tillë edhe ky bashkëpunim.
Tekstin dhe muzikën e këngës e ka punuar Arian Agushi, orkestimi Alban Furtuna, ndërsa klipi është realiuar nga Vizion Media.
Për të dëgjuar këngën, klikoni linkun e mëposhtëm./OnAir