Një format televiziv që gjithmonë i ka rezistuar kohës, madje ka arritur që gjithmonë të jetë i diskutuar dhe i kërkuar nga audienca shqiptare, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta kuptuar që po flasim për formatin televiziv “OXYGEN” i cili ka disa vite që pjesë e ekraneve shqiptare.
Me autor dhe moderator Besim Dinën, ka arritur që për një kohë të shkurtër në kanalin zyrtar në YouTube të prek afro 10 milionë klikime me videot e publikuara, thënë më mirë me emisionet e shumta që ka vite që transmetohen në ekranet televizive shqiptare.
Gjithmonë me rrëfime ekskluzive dhe me mysafir që kanë treguar ngjarje që kanë pasur interes për audiencën shqiptare.
Dhe nuk mbaron me kaq!
OXYGEN vazhdon të jetë një nga formatet më të dashura shqiptare, dhe transmetohet çdo të shtunë në ora 21:00 në ekranin e KLAN KOSOVA./ONAIR