Këtë të dielë u shënua data 7 Mars, datë kjo e cila njihet si dita e arsimtarëve. Për të festuar këtë ditë, programi “E diela vlen” trajtoi tema të ndryshme të cilat lidhen pikërisht me arsimin, shkruan OnAir.
Një ndër të ftuarit ishte pikërisht mësuesi Liman Shabani. Ai ka vite që e ushtron profesionin e arsimtarit dhe ka përcjellë shumë breza.
Gjatë intervistës në studio, atij iu bë një surprizë mjaft e bukur. Një nga nxënëset e tij të para shumë viteve i kishte dërguar një letër nga Gjermania, vend në të cilin ajo aktualisht ndjek studimet pasuniversitare. Ajo e konsideronte mësues Limanin jo vetëm si mësuesin e saj të parë, por edhe si mentorin e jetës.
Shabani u shfaq mjaft i prekur nga kjo surprizë dhe mënyra se si nxënësja e tij e dikurshme e kujtonte ende edhe sot.