Të gjithë kemi dëgjuar histori të foshnjeve të cilat vendoseshin në djep, për arsye të ndryshme, shkruan OnAir.
Në kohët e sotme rrallë dëgjojmë për gjëra të tilla. Dikur ka qenë një traditë që çdo foshnje të vendosej në djep e për ta qetësuar përkundej e i këndohej ninulla. Djepi dhe ninullat ishin dy elemente të pandarë një herë e një kohë. Sot duket se ka mbetur vetëm ninulla.
Ruzhdi Qarri, një person i cili merret me prodhimin e djepave në mënyrë artizanale shprehet se një nga arsyet se përse kjo traditë po zbehet gjithnjë e më shumë është sepse nuk ka persona të rinj të cilët dëshirojnë të merren me zanatin e bërjes së djepave. Sipas tij, ky është një zanat mjaft i vështirë dhe në kohët e sotme të jep të ardhura minimale.
Por kjo nuk është e vetmja arsye se përse kjo traditë duket se nuk vazhdon më. Prindërit gjithashtu zgjedhin të mos i vendosin foshnjat e tyre në djep. Kjo vjen për arsye të ndryshme. Disa prej tyre e konsiderojnë si diçka që i bën dëm fëmijës dhe disa e konsiderojnë edhe si diçka jo praktike për stilin e jetesës në ditët e sotme.
Pavarësisht kësaj moshat e treta paraqesin një pikëpamje ndryshe. Brezi i tyre duket të ketë qenë ndër brezat e fundit që ka pasur një lidhje mjaft të ngushtë me këtë traditë.
Për më shumë ndiqni videon: