Tashmë guidës programore të Klan Kosova ju është shtuar edhe formati televiziv “The big music show” me drejtimin e gazetarit Vlorijan Halili.
Ky show televiziv ka bërë diferencën në ekranet shqiptare sepse për herë të parë përmes një spektakli do të kujtohen super hitet e viteve të fundit.
Në çdo episod do të garojnë dy ekipe me mysafirë të famshëm në pesë kategori të ndryshme, fituesi mund të vazhdojë garën deri në episodin e pestë dhe nëse i fiton pesë gara, atëherë fiton edhe çmimin prej 5,000 eurosh.
Të ftuar kanë qenë në episoden e dytë disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare/
Madje përveç lojës ka edhe shumë të qeshura.
Nuk e kishim ditur që Gold Ag është fans i Sabri Fejzullahut, sepse që në sekondën e parë e njeh këngën e tij.
Rikujtojmë që Gold Ag po shijon sukseset e tij me projektet e shumta muzikore./OnAir