Morena Taraku duket se po qëndron ende në Turqi.
Edhe pas ndarjes nga i dashuri i saj, Sasha Sobhani modelja nuk po largohet nga vendi ku edhe gjeti dashurinë.
Përmes postimeve që bën në rrjete sociale, Taraku tregon se është duke shijuar çdo moment të jetës teksa ka vendosur të bëjë edhe ca ndryshime. Imazhet e fundit që ka ndarë me ndjekësit, ajo ka prerë flokët ku padyshim se sërish duket tejet atraktive.
Kjo pamje e re e Morenës ka të bëjë me ndryshimet në jetë ani pse ajo shpesh ndryshon stilin e flokëve. “Femnat”, është projekti i fundit i saj me Dj Dagz dhe Dj Pm, që ka marrë mbi dy milionë klikime në Youtube.