Zgjedhjet në Shqipëri shkaktuan diskutime të shumta edhe në Kosovë, shkruan OnAir.
Fillimisht këto diskutime lindën nga mbështetja zyrtare që “Lëvizja Vetëvendosje” u dha 3 kandidatëve të pavarur për deputet. Një tjetër pikë që ngjalli debate së fundmi ishte edhe pjesëmarrja në votime e Albin Kurtit duke qenë se ai ka nënshtetësi shqiptare.
Analisti Imer Mushkolaj shprehet se është hera e parë që një kryeministër i Kosovës voton në Shqipëri. Sipas tij ky veprim i tiji është bërë për ti rikujtuar edhe një herë popullit në Kosovë se ende është i idesë së bashkimit kombëtar.