Së fundmi është publikuar edhe raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri, shkruan OnAir.
Në një konferencë për mediat Azay Gulyiev, koordinator special i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se ndonëse ka qenë një proces thuajse transparent, sërisht nuk kanë munguar pretendimet për shitje dhe blerje të votave. Një tjetër problem që ai vuri në dukje ishte se teknologjia e re e përdorur në zgjedhje nuk ishte përshtatur tërësisht në mënyrën e duhur.
Guliyev u shpreh se tentativat për manipulimin e vullnetit të qytetarëve duhet të minizohen dhe të merren masa kundra këtij fenomeni.