Mozzik ka bërë një rrëfim emocionues për jetën personale.
Reperi më i kërkuar shqiptar dhe njëkohësisht më i komentuari për shkak të ndarjes nga Loredana, tregoi disa të pathëna në intervistën e fundit.
Ai foli për divorcin me Loredanën, por foli edhe për vajzën e tyre Hanën me të cilën flet çdo ditë përmes ish-gruas.
I pyetur se projekti i fundit “Dhelpër dinake” ishte apo jo dedikim reperi ka treguar se nuk mund ta quaj “dinake” nënën e vajzës së tij.
Kjo gjë tregon se çfarë raporte ka këngëtari me ish bashkëshorten e tij.