Para disa kohësh çifti Mozzik dhe Loredana përveçse bën publike ribashkimin e tyre, gjithashtu lajmëruan edhe një album të përbashkët, shkruan OnAir.
Ditën e djeshme gjithashtu ata publikuan këngën e tyre më të re të titulluar “Rosenkrieg”. Kjo këngë duket se është pritur mjaft mirë nga fansat duke marrë parasysh edhe faktin se videoklipi i kësaj kënge tashmë numëron mbi 1 milion klikime në Youtube.
Duket se surprizat e çiftit për fansat e tyre nuk kanë të mbaruar.
Ditën e sotme Loredana dhe Mozzik kanë postuar në Instastory se do të zhvillojnë një sesion live në aplikacionin Tiktok ku gjithashtu do të tregojnë edhe pjesë të këngëve nga albumi i tyre i përbashkët.