Elita Rudi para disa muajsh u bë mama për herë të dytë, shkruan OnAir.
Moderatorja e njohur e cila njëkohësisht është edhe bashkëshortja e reperit Gjiko është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit e saj të shumtë momente të ndryshme nga jeta e saj dhe fotografi të ndryshme.
Së fundmi Elita postoi një video të sajën në të cilën tregonte bikinin dhe veshje të tjera të verës. Pas postimit të kësaj videoje në mesazhe i ka ardhur një koment jo shumë i këndshëm nga një femër.
“Kap ti dobsohu mas miri”, i ka shkurar ndjekësja.
Ndërkohë duket se kjo nuk ka qenë hera e parë që ky person ka komentuar në mënyrë negative.
“Shum kom mendu qe je femen pozitive veq shum lop ishe”, i kishte shkruar më herët.
Elita nuk ka nguruar që ti kthejë ndjekëses një përgjigje publike nëpërmjet një shkrimi në insta story.
“E shkreta ti per edukaten dhe negativitetin tond ! (mos shkoni mandej mi mshel acc masi po e merrni pergjigjen me te njejten monedhë)”, ka qenë përgjigja e moderatores.