Aktualisht Bora Zemani është ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare, shkruan OnAir.
Kjo falë suksesit që ka pasur emisioni “Përputhen”, i cili ka rezultuar më i ndjekuri në trojet shqiptare.
Së fundmi Bora ka dhënë një intervistë për një emision në Kosovë ku dhe ka treguar shumë gjëra për herë të parë. Ajo u shpreh se ka qenë e gjitha meritë e Olsa Muhametit e cila këmbënguli që Bora të merrte në drejtim këtë emision.
Gjithashtu gjatë intervistës ajo u pyet edhe për konkurrentët e saj të preferuara nga ky program. Duke qenë se “Përputhen” rinore tashmë ka përfunduar ajo u shpreh se nuk e kishte problem të përgjigjej me emra. Për Borën, Fationi ishte i preferuari i saj për shkak të marrdhënies mjaft të mirë që kishin me njëri-tjetrin, pavarësisht tensioneve të mundshme gjatë xhirimeve. Po ashtu në përgjigjen e saj ajo nuk la pa përmëndur as Mevlanin. Arsyeja se përse e kishte të preferuar ishte për faktin se ai ishte konkurrenti që qëndroi më gjatë në këtë emision.
Ndërkohë nga vajzat, Bora tha se nuk mund të veçonte dot për shkak se i donte të gjitha njësoj.