Mbrëmjen e së martës, shtëpia e Zenel Morinës në fshatin Lubisht të Malishevës u grabit, shkruan OnAir.
Mësohet se hajnat kanë vjedhur 18 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari të cilat arrijnë në vlerën e 5 mijë eurove. Për “ATV” Morina shprehet se ka qenë me pushime në kohën kur ndodhi ngjarja. Ai gjithashtu tregon se si hajnat kanë lënë gjurmë të ndryshme si shenja gjaku dhe gjurmë gishtash.
Aktualisht policia është duke u marrë me hetimet për rastin.
Ky është rasti i dytë i një ngjarjeje të tillë në këtë fshat. Para disa javësh, në një tjetër shtëpi u grabitën rreth 10 mijë euro.