Këngëtari shqiptar Gjon’s Tears e përfaqësoi mëse denjësisht Zvicrën në festivalin Eurovision, shkruan OnAir.
Ai arriti të vjedhë zemrën e publikut dhe të jurisë e u rendit në vendin e dytë në këtë kompeticion.
Pas kësaj fitoreje të madhe për të, në rrjet riqarkulloi një intervistë e vjetër e tij teksa thoshte se si Alketa Vejsiu ia kishte refuzuar pjesëmarrjen në festivalin e këngës.
Nuk vonoi as përgjigja e Alketës e cila kishte thënë se kjo gjë ndodhi për shkak se ishin mbushur vendet e konkurrentëve dhe se çdo gjë kishte të bënte me afatet kohore.
I ftuar me një lidhje direkte në një emision në Shqipëri, Gjoni u shpreh se dëshironte që kjo temë të mbyllej pasi nuk dëshironte që të kthehej në një skandal.
“Më thënë të drejtën nuk është gjë që më intereson shumë. Nuk e kisha dëgjuar më parë deklaratën e Alketës. Unë kam bërë të pamundurën të shkoja atje dhe është gjë shumë e bukur. Nuk po them që gjithmonë kanë tentuar të më ulin poshtë apo të mos më marrin. Unë tani nuk dua të bëj skandal, asgjë, sepse nuk e kam problem. Unë arrita ta realizoja në Zvicër këtë gjë dhe jam shumë krenar që ndodhi në Zvicër dhe s’kam asnjë problem me asnjëri. Unë jam shumë i lumtur që u bë Eurovision, kështu që nuk kemi pse të bëjmë asnjë skandal. Për mua kjo është histori e vjetër, kështu që le të shkojmë përpara”, tha Gjoni në emision.
Gjithashtu ai u shpreh se nuk dëshironte më që të rimerte pjesë në Eurovision duke përfaqësuar Shqipërinë, por do të dëshironte të kthehej në këtë spektakël si tekstshkrues ose kompozitor. Pavarësisht kësaj ai tha se nuk e përjashtonte si mundësi duke shtuar “kurrë mos thuaj kurrë”