Në fshatin Sopisht të Rahovecit një 58 vjeçar plagosi vëllanë e tij 65 vjeçar, shkruan OnAir.
65 vjeçari fillimisht u dërgua në qendrën e mjekësisë familjare në Rahovec ku iu dha ndihma e parë. Më pas u transferua në gjendje kritike në spitalin rajonal të Gjakovës ku humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se ngjarja ndodhi si pasojë e mosmarrëveshjeve për probleme familjare. Kryetari i fshatit, Melsur Gashi tregon se vëllezërit kanë pasur mosmarrveshje edhe në të kaluarën.
Aktualisht i dyshuari është arrestuar dhe i është dhënë masa e paraburgimit për 48 orë.