Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të pëlqyera të tregut muzikor shqiptar, shkruan OnAir.
Këngëtarja prej disa kohësh kishte qendruar larg intervistave e rikthimin e saj ajo vendosi ta bënte në emisionin “No Filt”.
Ronela foli rreth projekteve të saj të reja dhe për planet e saj për stinën e verës. Një ndër këto plane është edhe një bashkëpunim me reper mjaft të njohur. Bëhet fjalë pikërisht për Vig Poppa. Këngëtarja tregon se është një “remake” e një kënge të vjetër mjaft të njohur në Shqipëri. Ronela shprehet se kënga do të jetë mjaft verore dhe se mendon se do të pritet mjaft mirë nga publiku.