Këngëtarja e njohur Morena Taraku është një nga emrat më të komentuar nga mediat rozë, shkruan OnAir.
Janë të shumta herët në të cilat diskutohet jeta e saj e dashurisë. Kjo dhe për faktin se shpesh herë në instagram ajo poston buqeta të ndryshme lulesh që ajo merr.
Pavarësisht aludimeve të shumta, ajo asnjëherë nuk ka publikuar diçka nëse është e lidhur me dikë ose me kë po përjeton këtë histori dashurie.
Duke parë që kjo është një temë me shumë interes për ndjekësit e saj, ajo vendosi që tu bëjë një rreng atyre nëpërmjet një shkrimi në instastory. Ajo e nisi këtë shkrim duke deklaruar se do të martohej së shpejti e më pas ajo tregoi se ky shkrim nuk ishte i saj.
“Më në fund vendosa të flasë për këtë çështje… Së pari, nuk po e fsheh marrëdhënien time, thjesht mendoj se nuk është puna e askujt. Së dyti, po ne do të martohemi së shpejti. Edhe pse mund të dukem e nxituar, mezi po pres që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të dashurin tim. Së fundi, e vodha këtë postim nga dikush, sepse e di që të gjithë ju që fusni hundët kudo do e lexoni. Me pak fjalë, pini më shumë ujë dhe jini në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punën tuaj. Morena”, ka shkruar ajo.
Menjëherë pas këtij postimi ajo publikoi një foto të një tjetër buqete me lule.