Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka interpretuar një poezi live në Top Show në Top Channel dhe ka arritur që të emocionojë të gjithë të ftuarit, shkruan OnAir
Poezia që interpretoi Kabashi është e filozofit të shekullit 19 Saadi Shirazi dhe titullohet Mbi Bujarinë. Interpretimi i Mirush Kabashit bëri që disa të ftuar madje të përlotën sepse ai kishte zgjedhur këtë poezi si përgjigje ndaj tërmetit.
Aktori i njohur Mirush Kabashi përmes kësaj poezie madje kërkonte që të gjithë të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti sepse të gjithë shqiptarët po kalojnë ditë tmerri.
Rikujtojmë që Shqipëria po përballet me disa tërmete të njëpasnjëshme./OnAir