Lëkundjet e shpeshta të cilësuar si post-tërmete vijojnë të jenë ende të forta dhe ndonëse bien në Detin Adriatik, ato janë ndjerë edhe në kryeqytet.
Tërmeti më i fundit ka qenë me epiqendër në Thumanë dhe me magnitudë 3.9 rihter.
Madje tërmeti i fundit është regjistruar para pak minutash.
Rikujtojmë që këto tërmete të njëpasnjëshme deri tani janë raportuar për 41 persona të pajetë dhe qindra të lënduar. Ndër tjera Durrësi dhe Thumanë janë shkatërruar dhe shumë familje shqiptare kanë mbetur pa kulm mbi kokë./OnAir