Lediana dhe Mevlani janë një ndër çiftet më të komentuara të formatit televiziv “Përputhen”, shkruan OnAir.
Para disa puntatash të dy u deklaruan që në emisionin do të qëndronin vetëm për njëri-tjetrin. Pavarësisht kësaj deklarate ende ekzistonin dyshime të shumta mbi vërtetësinë e këtij çifti. Kjo nisur edhe nga fakti se Lediana i shmangej kontaktit fizik me Mevlanin përpara kamerave dhe nuk e kishte të lehtë të tregonte se çfarë ndjente realisht për të.
Duket se më në fund ndryshimi ndodhi. Puntatën e djeshme të këtij emisioni, Lediana kishte ardhur plot me surpriza, ku njëra prej tyre i dedikohej pikërisht Mevlanit. Ajo i kishte kushtuar atij një kornizë me fjalën “Të Dua” dhe sipër ishin disa valë të cilat ajo i shpjegoi që mund të kuptoheshin ose si valë zëri ose si valët e rrahjeve të zemrës. Një surprizë e tillë shokoi jo vetëm publikun, por edhe vetë Mevlanin. Kjo pasi ky i fundit ishte mësuar që të ishte ai që u bënte surpriza vajzave në emision.
Mesa duket Lediana qenka vajza e veprave dhe jo e fjalëve.