Ngujimi për shkak të pandemisë ka shkaktuar probleme të shumta për shumë të moshuar, shkruan OnAir.
Mund të thuhet se në gjendje më të vështirë janë ata të cilët ndodhen në shtëpitë e të moshuarve. Njëri prej tyre me anë të një lidhjeje direkte me emisionin “Sot” tregoi se për të kjo situatë nuk ishte më e durueshme. Ai bëri apel që të informoheshin rreth kësaj situate ministri Vitia si edhe kryeministri.
Sipas tij ata nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh realisht në këto institucione. Ai tregon se si kur vijnë për vizitë zyrtarë të lartë punonjësit i detyrojnë të dalin në oborr, kur në të vërtetë jetojnë të mbyllur brenda 4 mureve. Jetesë kjo që i duket sikur po e kalon në kafaz.