Tashmë jemi mësuar me sukseset e njëpasnjëshme që Dua Lipa po korr në tregun muzikor ndërkombëtar, shkruan OnAir.
Duket se tashmë ajo ka vendosur që këtë sukses ta përdor edhe për të mbështetur njerëzit e saj të dashur të cilët po i hyjnë gjithashtu karrierës së muzikës. Bëhet fjalë pikërisht për të dashurin e saj Anwar Hadid, i cili ditën e djeshme lansoi këngën e tij të parë.
Mesa duket Anwar vendosi që të merret me diçka duke qenë se është i rrethuar nga femra të suksesshme si dy motrat e tij Bella dhe Gigi Hadid, si edhe e dashura e tij prej thuajse 2 vitesh tashmë Dua Lipa.
Suporti i saj në këtë projekt të ri tij është vënë re edhe nga fansat e këngëtares në komentet e videos së kësaj kënge.