Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se shifrat e sotshme të Covid-19 tregojnë se ai është rikthyer fuqishëm.
“Shpërndarja në pjesën më të madhe në shumë komuna të Kosovës në të cilat ditëve të fundit nuk ka pasë raste të reja me Covid-19, tregon se ne duhet të vetëdijesohemi më shumë.
Na bënë të qartë të gjithë atyre se virusi është akoma këtu, gjithë atyre që po konsiderojnë se kjo është lojë e iluminatit e Bill Gates e OBSH-shejtanit e të gjithë të tjerëve, ky e virus është realitet sa ma herët që ta kuptojmë”.
Ai ka qenë i ftuar në Ora e Pasditës dhe ka treguar se si duhet luftuar virusi që po rikthehet.
Dëgjojeni rrëfimin e plotë në videon e listuar më poshtë./ONAIR