Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi thotë se LDK ka ndryshuar qëndrim për dialogun.
Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ftesa e Kryeministrit në drejtim të PDK-së është tepër qesharake dhe joserioze.
“Është ftesë qesharake dhe tepër joserioze me qëllim të vetëm dështimin e një koordinimi paraprak. Këto takime janë bërë përmes rrjeteve sociale dhe nëpërmes konferencave të ndryshme për shtyp. Kësisoj ne kemi refuzuar një ftesë që ka ardhur përmes konferencave për media dhe rrjeteve sociale”, tha ai.
Ndër tjera ai ka bërë edhe një deklaratë tjetër për Albin Kurtin duke thënë se e ka lutur presidentin e Serbisë.
Për çka bëhet fjalë shikojeni videon e listuar më poshtë/OnAir