Ledri Vula listohet në mesin e emrave më të komentuar të showbizit shqiptar, madje gjithmonë në faqet e para të medieve rozë është diskutuar edhe jeta e tij private, shkruan OnAir
Ledri Vula e ka siguruar vendin e vet në estradën shqiptare e duket që ka vendosur që ta sfidojë veten edhe në një fushë tjetër.
Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram ka treguar që tashmë do ta sfidojë veten me një biznes të ri në Kosovë.
Këngëtari i hiteve të shumta muzikore në diskografinë shqiptare ka treguar që në Kosovë tashmë do të hapet një brand i ri të cilin e ka krijuar Ledri Vula me një nga miqtë e tij më të mirë.
Ata kanë vendosur që në Kosovë të sjellin brendin Frix që qëllimin kryesor ka shërbimin e veçantë të patates.
Postimi i plotë i Ledri Vulës:
Suksese Ledri!/Onair