Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku në estradën shqiptare, shkruan OnAir.
Projektet e saj muzikore janë gjithnjë mjaft të pëlqyera dhe marrin një shikueshmëri mjaft të madhe në Youtube.
Përveç muzikës, këngëtarja komplimentohet shumë shpesh edhe për stilin dhe pamjen e saj. Një nga gjërat që vihet re tek ajo është edhe pastërtia e lëkurës së saj.
Për këtë arsye ajo tashmë vjen një projekt të ri, shumë të ndryshëm nga çfarë jemi mësuar. Në datë 9 qershor Xhensila do të lansojë linjën e saj për kujdesin e lëkurës. Ajo thotë se kjo linjë do të jetë me produkte 100% organike shqiptare dhe do të quhet “SILA”, një emër me domethënie mjaft të veçantë për të.
“SILA ka qenë emri përkëdhelës që më ka shoqëruar në fëmijëri. Më tej, kanë qenë këto nota muzikore, Si-LA, përmes së cilave kam ndarë me ju emocionet e artit. Që sot, SILA do të jetë dimensioni i tretë që do të na bashkojë.
Në rrugëtimin tim dhe marrëdhënien me ju, më ka shoqëruar vazhdimisht pyetja se cili është sekreti i një lëkure të pastër e të bukur. Prandaj dhe e ndjeva si sfidë dhe mision të krijoja diçka që do t’i shërbente çdokujt që kërkon të kujdeset për veten. Ajo u krijua si rezultat i dashurisë së madhe për natyrën dhe të bukurën.
SILA do të jetë linja më e re e kujdesit për lëkurën, ku çdo produkt do të jetë organik, 100 % natyral, bimor dhe i natyrës shqiptare.
Ps: gjithë këto vite Xhensila ju ka shoqëruar me nota muzikore, këtë herë SILA do të përkëdhelë, trajtojë, dhe hidratojë butësisht lëkurën tuaj.
Dua që kjo linjë t’u përkasë të gjithëve.” ka shkruar këngëtarja në postimin në Instagramin e saj duke lansuar këtë linjë.
View this post on Instagram