Sabit Tusha është i riu nga Kukësi i cili për mbrëmjen e tij të maturës bëri një zgjedhje që jo të gjithë e bëjnë, shkruan OnAir.
Tashmë është e zakonshme që djemtë në mbrëmjen e maturës të shoqërohen nga shoqe të tyre, por Sabiti zgjodhi të ishte më ndryshe. Ai morri nënën e tij si shoqëruese. Sabiti u shpreh se arsyeja për këtë ishte se nuk mund të gjente shoqëruese më të mirë se sa nëna e tij të cilën do ta kishte krah gjithnjë.
Kjo nuk ishte e vetmja arsye se përse ai zgjodhi që të shkonte së bashku me të ëmën në këtë mbrëmje. Nga të gjithë vëllezërit e tij, ai është i vetmi i cili ka përfunduar gjimnazin dhe shtysa kryesore për këtë gjë ka qenë pikërisht nëna e tij.
Sabiti tregon për “ATV” se për këtë veprim të tijin ai mori reagime mjaft pozitive nga të gjithë që ishin të pranishëm në atë mbrëmje.