Ermal Fejzullahu është një nga emrat më të dashur të industrisë muzikore shqiptare, shkruan OnAir.
Këngët e tij si të vjetrat ashtu edhe të rejat janë hite të cilat dëgjohen gjithnjë. Së fundmi ai ishte ndër të ftuarit në emisionin “Libero” ku edhe pyet se si ndjehet që është dhëndër i Drenicës.
Ermali u përgjigj se ndjehet mjaft i kënaqur për këtë gjë. Kjo për faktin se Drenica ka qenë një zonë që ka dhënë shumë në kohët më të vështira e gjithashtu ka një rol mjaft të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Po ashtu Ermali u shpreh se e vlerëson shumë familjen e partneres së tij për faktin se janë një familje që ende i ruajnë traditat dhe zakonet e mira shqiptare.