Festivali i RTSH-së këtë vit do të mbahet me 20 dhjetor dhe këtë edicion duket që do ketë këngëtarë shumë të njohur të cilët madje listohen në mesin e këngëtarëve që gjithmonë kanë publikuar hite, shkruan OnAir
Dje në kanalin zyrtar të RTSH-së në YouTube janë publikuar të gjitha këngët pjesëmarrëse, madje të gjitha janë lansuar në orën e njejtë.
Emra të shumta si Elvana Gjata, Arilena Ara, Albërie Hadërgjonaj, Era Rusi, Robert Berisha, Boiken Lako, Valon Shehu, Kanita, Olta Boku, Aldo e shumë emra të tjerë janë pretendentët për të përfaqësuar Shqipërinë në EuroVision.
Por ajo që bie më shumë në sy është fakti që këngëtarja Elvana Gjata ka arritur primatin kryesor të klikimeve në këtë kanal.
E duket se këngën e Elvana Gjatës po e pëlqejnë edhe fëmijët.
Në adresë të Elvana Gjatës është dërguar një video ku shfaqet një fëmijë duke u kënaqur me këngën e Elvana Gjatës. Madje këngëtarja e njohur në përshkrimin e kësaj video ka shkruar “Më shkriu zemrën”./OnAir
https://www.instagram.com/p/B57gsxbn-Z5/