Nuk ka shumë kohë që Loredana Zefi është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare por kjo nuk i ka penguar që të kthehet në një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar, fillimisht për lidhjen e saj me reperin Mozzik ani pse historia e tyre e dashurisë mori fund, shkruan OnAir
Këngëtarja e njohur ishte përfshirë madje edhe në një skandal për mashtrim me para por kjo sërish nuk e kishte penguar që të ketë fansa të shumta dhe koncerte të panumërta.
Këngëtarja tashmë ka nisur turin e saj dhe gjithmonë në koncerte po shoqërohet nga mikja e saj më e mirë.
Në të gjitha video që ajo publikon në rrjetin social Instagram të shkrepura nga koncertet e shumta shikohet pranë saj mikja.
Këngëtarja e njohur Loredana Zefi dhe reperi Mozzik i kanë dhënë fund martesës pak muaj më parë, por vazhdojnë të ruajnë kontaktet për shkak të vajzës së tyre me emrin Hanah./OnAir