Grupi i aktorëve “Tigrat” padyshim që në secilin film të metrazhit të shkurtër arrijnë të sjellin tematika që janë aktuale në shoqërinë dhe realitetin shqiptar, shkruan OnAir
Kësaj radhe në videon me titull “Speci” kanë rrëfyer historinë e ushtarëve të vërtet të UÇK-së dhe atyre që janë bërë patriot pas përfundimit të luftës.
Kësaj radhe na rrëfejnë historinë e Lorikut, djaloshit që dikur ju kishe ofruar bukë UÇK-së, e sot pas kaq shumë vitesh me armë në dorë ka një lutje për komandantin e dikurshëm në UÇK-së.
Madje do çuditeni edhe me nofkën e këtij të riu./OnAir