Në festën e fëmijëve, kryebashkiaku i Tiranës na dha lajmin e bukur që në familjen e tyre pritej një bebe.
Pas kuriozitetit për të parë barkun e rrumbullakosur të Ajolës simpatike, lind pyetja çfarë gjinie do të jetë fëmija?
Burime pranë familjes kanë konfirmuar për bordo.al se Ajola është në pritje të ëmbël për të sjellë në jetë një lali Eri të vogël. Pra vjeshtën e këtij viti, familja Veliaj do të gëzohet me një djalë. Me siguri ky vit është ndër të më të bukurit për çiftin Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.