Pak më parë në disa media u dha lajmi se objekti i Postës së Kosovës që ndodhet në Lagjen Dardania në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka demantuar vet Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi. Ai ka thënë se Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht pa asnjë pengesë a vështirësi dhe se qytetarët s’duhet të shqetësohen.
“Nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës. Gjithçka është në rregull dhe demantojmë lajmin për gjoja “shpërthimin e zjarrit në Postën e Kosovës”.
Sipas orarit dhe detyrave të punës, punonjësit dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e vet të punës dhe nuk ka kurrfarë zjarri në objektin apo zyrat e Telekomit.