Java në vijim sipas Prishtina Weather do të jetë me mot të qetë, kryesisht të kthjellët dhe me diell. Temperaturat mbi vlera mesatare. Në vise të ulëta kryesisht me mjegull.
12.01.2020 – Javën e tretë të muajit janar, rajoni ynë mbetet nën ndikimin e zona anticiklonike që shtrihen përgjatë Mesdheut e deri në lindje të kontinentit, të cilat krijojnë kushte për mot të qetë, kryesisht me diell dhe të thatë.
Ndërkohë, rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin masa të ngrohta mbi rajon, që do të krijojnë kushte për inverzion termik, me ç’rast masat e ftohta ajrore mbeten të bllokuara nëpër vise të ulëta, ku pritet të formohet mjegulla që mund të mbetet gjatë tërë ditës. Orëve të mëngjesit do të ketë edhe ngrica.