Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, mori vëmendjen e të gjithëve pak kohë më parë kur promovoi Shqipërinë e Madhe. Postimet e saj në rrjetet sociale shkaktuan shumë diskutime dhe komente negative në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe Mal të zi, si dhe pretendimet se “Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi”.
Por tani që janë lënë në harresë këto deklarata dhe komentet nga mediat e huaja, këngëtarja me origjinë shqiptare i ka befasuar të gjithë me lëvizjen e saj të fundit, për të cilën po flitet shumë nëpër mediat serbe.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Dua ka zbuluar se ka në plan që të mbajë një koncert në internet, në fund të muajit nëntor. Një ditë më parë ajo ftoi të gjithë ata që jetojnë në Serbi të paguajnë biletën në mënyrë që ta shikojnë dhe ta dëgjojnë atë. Ajo renditi një numër vendesh që do të donte të përfshinte në këtë, dhe Serbia ishte mes tyre.