Një vend me një pamje mjaft piktoreske dhe me tradita për tu marrë shembull, ky është fshati Bostan.
Dikur, sipas gojëdhënave ky fshat ka qenë një qendër tregtare e bostanit dhe për këtë arsye i ka mbetur edhe emri i tanishëm Bostan. Një emër ky që sipas banorëve është vendosur që në kohën e pushtimeve turke. Duket se banorët ende e mbajnë gjallë këtë traditë duke qenë se shumica ende janë fermerë, shkruan OnAir
Një tjetër element për tu marrë shembull, është edhe harmonia që banorët kanë midis tyre. Në këtë vend gjenden tre komunitetet: shqiptare, serbe dhe rome. Banorët shprehen se kjo zonë është një shembull i marrdhënieve të mira ndër etnike.
Pavarësisht cdo gjëje duket se as ky fshat nuk i ka shpëtuar dot problemeve me të cilat përballen sot zonat rurale, ku një ndër to është edhe braktisja e tyre.
Për më shumë ndiqni videon: