Është tashmë e ditur që binjakët kanë thuajse gjithnjë një lidhje mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Nga kjo gjë nuk kishin si të bënin përjashtim edhe zonjat Haklaj, shkruan OnAir.
Ato së bashku ndajnë të njëjtin pasion me të cilin kanë filluar të merren që në një moshë mjaft të vogël. Ky pasion i përbashkët i tyre është ai për punë dore,një traditë kjo familjare. Zonja Haklaj shprehet në një intervistë për ATV se ky rrugëtim i përbashkët për të dyja ka filluar në të njëjtën kohë, që nga klasa e dytë e shkollës fillore.
Tanimë ato nuk jetojnë së bashku, por distanca nuk i ka ndalur ato që të vazhdojnë në këtë rrugëtim të përbashkët.