Duket që këngëtarët shqiptarë këtë verë kanë vendosur që të tregohen shumë melankolikë duke publikuar projekte muzikore që flasin për dashuri që nuk patën fund të lumtur, shkruan OnAir
Madje në të shumicën e teksteve tregojnë që janë ndarë e janë penduar.
Përrallat pa fund të lumtur, por me miliona klikime.
Padyshim që listës i prin këngëtarja e njohur Tuna e cila është rikthyer fuqishëm me disa projekte muzikore që mbajnë vulën e Armend Rexhepagigjit dhe Aida Barakut.
Dhe kënga që mori jehonë të jashtëzakonshme ishte bashkëpunimi me Yll Limanin me titull “A don hala”.
Dhe listën e vazhdon këngëtarja që jemi mësuar gjithmonë ta shohim të suksesshme!
Elvana Gjata na ka surprizuar me projektin e saj muzikor “Tavolina e mërzisë” që në të njejtën kohë e riktheu në diskografinë shqiptare.
Nuk kishte si të mungonte në këtë listë edhe këngëtari i baladave Yll Limani i cili para pak kohësh ka publikuar projektin muzikor me titull “Nuk po kalojka”.
E padyshim që në këtë listë nuk mund të mungonte as bashkëpunimi mes Irkenc Hykës dhe Nora Istrefit me titull “Jena nda” që ishte kthyer në kolonë zanore për disa javë tek të gjithë, e akoma më shumë mori vëmendje për shkak të ndarjes së Norës me Robertin./OnAir
Duket që yjet shqiptarë këtë vit paskan vendosur të na bëjnë me lot në sy…./OnAir