Enisa është emër i ri në diskografinë e huaj muzikore po që po kap majat shumë shpejt, shkruan OnAir
‘Burn the Bridge’ dhe ‘Freedom’ ishin dy projektet në gjuhën angleze me të cilat Enisa nisi karrierën muzikore. Është vetëm 20 vjeçare dhe duket që e ka marr seriozisht arritjen e suksesit.
Ajo është me origjinë shqiptare dhe duket që karrierën do ta fokusojë në New York.
Madje ajo ka arritur që të kap mbi 100 mijë abonues në kanalin zyrtar në YouTube.
Por kësaj radhe këngëtarja e njohur ka vendosur që të publikoj një projekt të ri muzikor me titull “Something beautiful” dhe në fillim të klipit ka treguar që të gjitha të ardhurat nga ky klip ka vendosur që t’i dhurojë për të gjithë të prekurit nga tërmeti./OnAir