Niil B u është drejtuar publikisht rep-artistëve të rinj.
Reperi Niil B njihet për projektet e tij të suksesshme muzikore.
Lidhur me to dhe jo vetëm i mban fansat e informuar nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instagram.
Së fundmi ka vendosur që t’i thotë disa fjalë për reperët e rinj të cilët i ka thumbuar keq publikisht.
“Kush… jon qeta se nuk pe disha qe jon lshu n’rap pa talent si parashutista”, ka shkruar ai në një postim të fundit në Instastory.
Projekti i fundit i Niil B është kënga “Koha” e cila rezultoi shumë e suksesshme.