Një nga emisionet më të dashura shqiptare është padyshim ai me titull “Shqiptarët për shqiptarët” që tregon për humanitetin e shqiptarëve të cilët arrijnë që të ndihmojnë njerëzit në nevojë, shkruan OnAir
Ky emision në secilën puntatë arrin që të tregojë për dashurinë e madhe që kanë shqiptarët për njëri tjetrin atëherë kur kanë më së shumti nevojë.
Kësaj radhe do ju tregojmë historinë e trishtë të dy moshuarve të cilët për shkak të kushteve të vështira kishin kaluar netët në ditë më temperatura të ulëta në mes të rrugës.
Por sot ata janë ndihmuar nga shqiptarët, dhe më në fund ka një shpresë për ta/OnAir