Kastriot Lleshi, i njohur ndryshe me nofkën Kaci, është një nga parukierët më të njohur në vend, shkruan OnAir.
Ai ka një klientelë mjaft të madhe ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe shumë figura të njohura të estradës shqiptare.
Së fundmi Kaci ishte i ftuar në emisionin “Prive” në rubrikën e 50 pyetjeve ku zbuloi për publikun disa gjëra për herë të parë. Ndër të tjera ai tregoi se si i ka marrdhëniet e tij me femrat e famshme. Ai u shpreh se ndër klientet e tij të njohura, ishte një këngëtare së cilës nuk do të donte ti rregullonte flokët. Parukieri i njohur nuk përmëndi emër, por u shpreh se personi në fjalë e dinte se kush ishte.
Përveç “armiqësive” ai tregoi se me shumë nga klientet e tij të famshme ka krijuar një shoqëri mjaft të ngushtë.