Lediana është një nga personazhet që fitoi shumë popullaritet pas pjesëmarrjes së saj në formatin televiziv “Përputhen”, shkruan OnAir.
Ajo tërhoqi menjëherë vëmëndjen e publikut jo vetëm nga fiziku i saj, por edhe nga karakteri që ajo tregoi gjatë programit. Gjithashtu gjatë eksperiencës së saj në këtë format, Lediana përjetoi edhe një histori dashurie mjaft interesante me Mevlanin, protagonistin tjetër të “Përputhen”.
Përveç këtyre, Lediana tërhoqi gjithashtu vëmëndjen edhe në momentin kur ajo kryu një ndërhyrje për zmadhimin e buzëve. Kjo ndërhyrje nuk u prit aspak mirë nga publiku.
Tashmë duket se edhe Lediana ka po ashtu të njëjtin mendim. Së fundmi në një sesion pyetjesh-përgjigjesh në instastory me fansat e saj, Lediana u shpreh se është penduar që e ka kryer këtë ndërhyrje pasi tani e tërë fytyra i duket sikur është e mbushur me ndërhyrje të tjera. Gjithashtu ajo zbuloi se së shpejti do të kryejë një ndërhyrje tjetër për të hequr injektimeet që ajo ka bërë në buzë.