Emisioni “Libero” dallohet për panelet e veçanta të të ftuarve si dhe për mënyrën ndryshe si u qaset temave të aktualitetit, shkruan OnAir.
Ditën e sotme paneli i të ftuarve do të jetë mjaft interesant me personazhe të njohura publike si këngëtari Ermal Fejzullahu,aktori Besart Sllamniku, moderatorja Dhurata Lipovice etj.
Ata do të tregojnë për publikun histori nga jeta e tyre personale dhe profesionale të padëgjuara më parë. Përveç argëtimit nuk do të mungojnë as mesazhet e ndryshme për audiencën.
Puntata do të transmetohet ditën e sotme në 20:45 në “ATV”.