Lediana dhe Mevlani kanë qenë dy nga protagonistët më të komentuar të emisionit “Përputhen”, shkruan OnAir.
Duket se edhe tani që emisioni përfundoi ata ngjallin një kuriozitet shumë të madh te publiku. Kujtojmë se prej disa kohësh ata të dy përjetuan një histori dashurie të mbushur plot me ngjarje. Aktualisht çifti janë të ndarë dhe nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Këtë gjë e konfirmoi së fundmi edhe Mevlani gjatë intervistës së tij më të fundit.
Ndërkohë para disa kohësh në instastory Lediana shkruajti: Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”. Kjo fjali bëri që të fillonin aludimet se Mevlani nuk ka qenë autori i vërtetë i këngës.
Së fundmi ajo ka rifilluar sërisht këto dyshime duke postuar në insta story audion e një tjetër versioni të kësaj kënge e kënduar nga dikush tjetër.
“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.