Mbrëmë në festivalin e 58 të këngës në RTSH, fituese doli këngëtarja Arilena Ara, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Ndër shumë këngë konkurruese Arilena me këngën “Shaj” arriti të rrëmbente çmimin e parë në këtë festival.
Ka qenë edhe konkurrentja tjetër e festivalit, Albërie Hadërgjonaj, e cila e ka uruar Arilenën për arritjen e saj.
“Urime artiste!”, ka shkruar Alberia, duke e publikuar një foto të këngëtares së talentuar Arilena Ara.
Kujtojmë se vendin e dytë në këtë festival e zuri Elvana Gjata, ndërsa çmimi i tretë i takoi Sara Bajraktarit.