Ata janë tash e sa kohë në qendër të vëmendjes së medieve rozë.
Majlinda Zeka dhe djali i saj Roani nuk ka ditë që nuk shtjellohen nëpër media, duke bërë kështu që ata të jenë nëna dhe biri më të famshëm.
Mami Majlinda është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, aty ku ka vëmendje mjaft të madhe, duke u ndjekur prej afro 100 mijë ndjekës.
Ajo publikon imazhe të shumta të vetes, por edhe të Roanit, duke mahnitur audiencën e tyre, me ç’rast edhe marrin me dhjetëra komente.
Në imazhin e fundit, Majlinda poston imazhin e ëmbël të djalit, teksa shihet i mbështjellë me peshqir dhe me syze dielli.
Kështu duket Roani i ëmbël dhe plot stil teksa pozon nga Ksamili…