Esat Shala është i riu nga Krajkova e Drenasit i cili aktualisht posedon mbi 2000 video me incizime të masakrave që janë bërë gjatë kohës së luftës, shkruan OnAir.
Pjesa më e madhe e materialeve që ai ka janë të papublikuara më parë.
Esati tregon se idenë për të filluar një koleksion të tillë i erdhi teksa gjatë kohës së luftës ai shihte incizime të ndryshme që ishin bërë në atë kohë. Ai tregon se ka në plan që të publikojë këto incizime që ai posedon. Gjithashtu një aspiratë tjetër e tij është edhe hapja e institucionit për krimet e luftës.
Ndonëse posedon materiale mjaft të rëndësishme, Esati shprehet se arsyeja e vetme e vizitave të personave nga institucionet shtetërore ka qenë për të parë këto materiale dhe se nuk i kanë ofruar asnjë mbrojtje. Madje atij i është dashur që të marrë kërcënime të shumta.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: