Një ndër elementet kryesore në tryezën e familjeve gjatë muajit të Ramazanit janë pitalkat, shkruan OnAir.
Pitalkat janë një lloj buke e veçantë dhe shumë të preferuara. Shefki Berisha është njëri prej furtarrëve që pjekjen e tyre e ka traditë familjare.
Për “KTV” ai tregon se si përgatitet kjo bukë. Gjithashtu ai u shpreh se gjatë ditëve të para të muajit të Ramazanit shitjet nuk ishin edhe aq të larta kjo për shkak të orës policore.
Pitalkat gjenden në çdo furrë buke dhe kushtojnë rreth 20 cent për copë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: